spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Pakti Trump-Putin për të bashkësunduar botën dhe leksionet e hidhura që na mëson historia

Dy më të mëdhenjtë e çdo epoke, bien ndonjëherë dakord të mos grinden dhe ta ndajnë botën mes tyre. Aleanca e tyre mund të zgjasë për zgjasë për njëfarë kohe. Por shpesh, ata përfundojnë duke luftuar ndaj njëri-tjetrin, dhe duke u shkaktuar shumë dëme atyre që u përpoqën të dominonin.

Le të numërojmë shembujt. Në fundin e shekullit XV-të, Spanja dhe Portugalia menduan se ishte një ide e mirë që ta ndanin botën e re mes tyre nëpërmjet Traktatit të Tordesillas. Por ai nuk u pranua nga asnjë fuqi tjetër evropiane, ndaj përfitimet për nënshkruesit u zhdukën shumë shpejt.

Ndoshta rasti më i njohur është marrëveshja e mossulmimit Hitler-Stalin e viteve 1939-1941. Por një model i ngjashëm u shfaq, pasi Napoleoni u takua me Carin rus Aleksandër I në Tilsit në vitin 1807.

Hitleri dhe Stalini

Pasi Stalini sinjalizoi se donte që ta arrinte një pakt me Hitlerin, Ministri i Jashtëm gjerman Joachim von Ribbentrop dhe ai sovjetik V.M.Molotov nënshkruan në gusht 1939 një Traktat Mossulmimi, me klauzola sekrete që e ndanë midis Berlinit dhe Moskës Evropën Qendrore dhe Lindore.

Në shtator të atij viti, Hitleri pushtoi Poloninë, teksa trupat sovjetike sulmuan dhe pushtuan lindjen. Kështu nisi Lufta e Dytë Botërore. Dy të Mëdhenjtë nuk ranë dakord për detajet e ndarjes, por Stalini vazhdoi t’i dorëzonte materialet e nevojshme për makinerinë gjermane të luftës.

I zhgënjyer nga mos-dorëzimi i Britanisë së Madhe pas një fushate bombardimesh ajrore disamujore, dhe i frikësuar për nisjen e një pushtimi nga deti që mund të ishte katastrofik, Hitleri i zhvendosi forcat e tij drejt lindjes dhe pushtoi më 22 qershor 1941 Bashkimin Sovjetik.

Kështu nisi një kasaphanë 4-vjeçare, që në fund e shkatërroi Rajhun e Tretë, dhe i mori jetën 25-42 milionë sovjetikë (mes historianëve ka debate mbi këtë shifër).

Napoleoni dhe Aleksandri

Përvoja e perandorëve francezë dhe rusë nuk ishte më e mirë. Pasi trupat franceze mposhtën ato ruse në Friedland më 14 qershor 1807, Cari rus Aleksandri I vendosi të hynte në një aleancë me Francën. Dy perandorët nënshkruan Paqen e Tilsit më 7 korrik.

Ata u zotuan të mos luftonin me njëri-tjetrin, dhe në fshehtësi ranë dakord të ushtronin presion ndaj Portugalisë, Danimarkës dhe Suedisë për të izoluar Anglinë. Napoleoni i dha Prusisë, aleate së Aleksandrit, një rol të vogël, edhe pse Tilsit ishte në Prusinë Lindore (sot Kaliningrad i Rusisë).

Pavarësisht nga kërkesat franceze dhe ruse, fuqitë e tjera më të vogla i rezistuan presionit dhe refuzuan t’i bashkoheshin bllokadës detare ndaj Anglisë. I zhgënjyer, Napoleoni e ktheu ushtrinë e tij drejt lindjes dhe sulmoi sërish Rusinë, duke arritur deri në Moskë në shtator 1812.

Më pas nga frika e dimrit, Napoleoni nisi në tetor marshimin e gjatë dhe katastrofik të kthimit në Francë, duke humbur rrugës shumicën e trupave të tij nga të ftohtit dhe sëmundjet. Në vitin 1814, forcat ruse mbërritën në Paris si pjesë e një koalicioni të madh që solli internimin e Napoleonit në Elbë.

Më pas, Rusia iu bashkua fuqive të tjera të mëdha të Evropës në Vjenë për të rishikuar hartën e Evropës. Pasi u rikthye nga Elba në Paris, Napoleoni mobilizoi sërish ushtrinë por pësoi një disfatë përfundimtare në Vaterlo në qershor 1815.

Këtë herë u internua shumë më larg, në ishullin e Shën Helenës në Paqësor, ndërsa Kongresi i Vjenës e ndryshoi Evropën në një shkallë tërësisht jo-napoleonike. Në retrospektivë, marrëveshja e Tilsit solli humbje të mëdha dhe pak përfitime për secilën palë.

Trump dhe Putin

Në presidencën e tij të dytë, Donald Trump duket se dëshiron një lloj bashkë-qeverisjeje globale Putinin, duke e lënë Ukrainën dhe pjesën më të madhe të Evropës Qendrore dhe Lindore në një sferë të re të ndikimit rus.

Kjo është ajo që kërkoi në thelb Putin në dhjetor 2021 përpara se të niste luftën 2 muaj më vonë. Duke e parë Evropën si të dobët, Trump duket i gatshëm të pranojë kushtet e Putinit, përfshirë humbjen e territorit dhe ndoshta edhe shpërbërjen e Ukrainës si komb.

Trump e ka lavdëruar Putinin dhe e ka cilësuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si një diktator që e kundërshton paqen me Rusinë. Paqja me kushtet e Putinit, do ta çlironte Rusinë nga çdo lloj detyrimi për të kompensuar Ukrainën për shkatërrimet me kosto 1 trilion dollarë të shkaktuar, për krimet e dokumentuara të luftës dhe për numrin e madh të të vdekurve dhe të plagosurve në Ukrainë.

Respekti i presidentit amerikan për Putinin, është më i vështirë për t’u kuptuar sesa ai i Stalinit për Hitlerin, sepse SHBA dhe aleatët e saj janë shumë më të fortë se Rusia dhe partnerët e saj. Por pavarësisht momentit, aleanca Trump-Putin nuk ka gjasa të rezistojë.

Trump duket i dashuruar pas autokratëve, por publiku amerikan mund të mos e durojë këtë orientim. Ndërkohë, shumë vende që bien pre e diktatit rus ose amerikan do të rebelohen.

Derisa Putin të ketë fatin e Napoleonit ose Hitlerit, çdo vend kufitar me Rusinë – nga Estonia në Kirgistan – do t’i rezistojë përpjekjes së Kremlinit për rindërtimin e perandorisë. Dhe shumë shpejt amerikanët, do të kërkojnë të rivendosin lidhjet me ata me të cilët u përputhen vlerat e tyre të vendosura prej kohësh./Përshtati “Pamfleti” nga “Center for European Policy Analysis”

*Shënim: Walter Clemens, bashkëpunëtor i Qendrës Davis për Studimet Ruse dhe Euroaziatike në Universitetin e Harvardit, SHBA.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit