Pak para skadimit të afatit, KQZ konfirmon regjistrimin e dy koalicioneve

Pak orë para skadimit të afatit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhëna të përditësuara lidhur me pjesëmarrjen e partive politike në zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri të enjten (7 maj 2026, ora 21:30), janë njoftuar për pjesëmarrje 22 parti politike, ndërsa 8 të tjera kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë. ndërkohë, janë regjistruar edhe dy koalicione, të përbëra nga gjithsej 5 parti politike.

“Partitë politike që deri në këtë kohë kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Socialdemokrate; 2. Kosovaki Nevi Romani Partia; 3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve; 4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak; 5. Srpska Lista; 6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi; 7. Lidhja Demokratike e Kosovës; 8. Fjala; 9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës; 10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK; 11. Socialdemokratska Unija; 12. Jedinstvena Goranska Partija; 13. Kosova Demokratik Türk Partisi; 14. Nova Demokratska Stranka; 15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës; 16. Kosovski Savez; 17. Partia Balliste; 18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale; 19. Partia Liberale Egjiptiane; 20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; 21. Stranka Demokratske Akcije; dhe 22. Partia Demokratike e Kosovës”, deklaroi Elezi.

Ai bëri të ditur gjithashtu se 8 parti politike kanë vendosur të mos garojnë në këto zgjedhje.

“Partia Demokratike e Unitetit; 2. Balli Kombëtar i Kosovës; 3. Lëvizja Qytetare Vatra; 4. Bashkimi për Ndryshim Anamorava; 5. Partia e Drejtësisë; 6. Srpski Narodni Pokret; 7. Partia Reforma Demokratike; dhe 8. Aleanca Kosova e Re”, njoftoi ai.

Sa i përket koalicioneve, Elezi theksoi se deri më tani janë regjistruar dy të tilla.

“1. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT); dhe Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar)”, shtoi zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit