Presidenti amerikan Donald Trump publikoi të shtunën një video ku tallte presidentin e Venezuelës, tashmë të arrestuar Nicolas Maduro.
Në video, Maduro dëgjohet duke thirrur gjatë një fjalimi në vitin 2024, ndërsa i bën sfidë Donald Trump dhe e quan ata frikacak.
“Ejani dhe më kapni. Do të pres këtu në Miraflores. Mos vononi shumë, frikacakë,” kishte deklaruar Maduro në një fjalim të zjarrtë në gusht, pasi SHBA-ja rriti shpërblimin për informacion që çonte në arrestimin e tij.
“Kam vetëm tre gjëra për të thënë: Zoti e bekoftë ushtrinë tonë. Zoti e bekoftë Amerikën. Dhe ndizni motorët tuaj!”, dëgjohen në klip, ndërsa shfaqen imazhe të një shqiponje të bardhë dhe momentet nga sulmet që Amerika bëri për arrestimin e Maduros.
https://truthsocial.com/@realDonaldTrump/115832914025214622/embed








