spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Pak ditë më parë u përfshi në konflikt, del fotoja e biznesmenit të vrarë në Elbasan

Detaje të reja janë zbardhur mbi atentatin e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku humbi jetën biznesmeni Edmond Mëhalla.

Policia ka marrë në pyetje disa persona që ndodheshin në zonën pranë vendit ku u ekzekutua biznesmeni, shkruan euronews.al.

Burime bëjnë me dije se pak ditë më parë viktima dyshohet se ishte përfshirë në një konflikt.

43-vjeçari kishte precedent penal në fushën e narkotikëve. Automjeti i përdorur nga atentatorët ishte një Audi ngjyrë e zezë dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të së dielës kur 43-vjeçari u qëllua me dy plumba në kokë ndërsa ndodhej në makinë pranë biznesit të tij. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Edmond Mëhalla.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit