Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin që niveli i ri i pagës minimale në vend të jetë 350 euro bruto.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë tha se paga minimale do të jetë 350 euro bruto në muaj apo 2 euro për orë pune të rregullt, derisa në momentin që lajmin e ka nda ministri Hekuran Murati ka marrë kritika të shumta në rrjet.
Kjo ka ndodhur pasi Qeveria e ka miratuar vendimin që paga minimale në vend të rritet në 350 euro bruto.
Prandaj pasi që këtë lajm e ka postuar në rrjetin e tij social, ministri Hekuran Murati kanë ‘plasur’ komentet e shumta që kanë shfaqë pakënaqësinë e tyre me veprimin e fundit të kabinetit qeveritar.
Ajo që ka ra në sy është se ka marrë kritika të shumta nga komentuesit në rrjetet sociale, duke i shkruar se “po vjen era zgjedhje”, “shumë pak o zotëri”, “Qysh kishe jetu ti me pagë 318”, “150 euro Harxhi per 3 dit i shpis, 150 Rryma, 50 euro Ujsjellsi, edhe 8 euro duhet me hi Borgj per mbeturina me i pagu. Pare per Benzin ska per kaffe ska per kabllovik ska per per per per shum pera. Kthjellnu oj qeveri e lezetit”, e shumë komente tjera të cilat përveç tyre nuk kanë munguar edhe komentet pozitive.


E më 17 gusht 2011 ishte hera e fundit kur ishte rritur paga minimale dhe atë në nivelin 130 euro në muaj.
Sot pas 13 vitesh ka ndryshuar kjo duke e unifikuar pagën minimale për të gjitha grupmoshat pa diskriminim.

“Kur e patëm propozuar ligjin në vitin 2022 propozimi atëherë ishte për pagën minimale 264 euro bruto në muaj që përbënte një rritje substanciale. Që nga ai propozim ligji fillimisht u bllokua në Kuvend e më pas u dërgua në Kushtetuese. Sot do të miratojmë një nivel tjetër, niveli i ri i pagës minimale do të jetë 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë. Do të prekë mbi 150 mijë të punësuar”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Përveç në rrjetet sociale e cila kjo rritje është kritikuar në masë të madhe nga komentuesit, kritika ka marrë edhe nga subjektet opozitare në vend e shoqëria civile.









