Pacolli vjen me mesazh reflektues: Kam ecur përpara edhe kur rruga dukej e pamundur

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndarë një mesazh në rrjete sociale, ku flet për sfidat dhe përvojat që kanë lënë gjurmë në jetën e tij.
Ai shprehet se çdo betejë dhe moment i vështirë që ka kaluar, i ka lënë plagë që nuk i fsheh, por i mban me krenari si dëshmi e angazhimit të tij.

“Vjen një ditë kur e kupton se çdo betejë, çdo moment i vështirë, çdo telefonatë e rëndësishme — ka lënë gjurmë. Ato plagë që më shkaktuan asnjëher nuk i fsheha, por i mbaj me krenari si dëshmi që kam qenë aty, në vendimet më të rënda, në përballjet më të mëdha. Kam ecur përpara edhe kur rruga dukej e pamundur. Gjithmonë kam zgjedhur të përballem, jo të hesht. Janë ato që sot më dallojnë nga ata që zgjodhën të mbijetojnë si spektator, në frikën e përjetshme”, tha ai.

Pacolli shprehet se sot e ka të qartë pse në shumë momente ka qenë i vetëm.

“Tani e kam krejtësisht të qartë pse isha i vetëm dhe pse nuk paskam qenë gabim. Sepse u paska munguar guximi që unë kam, dhe nga anash gjithnjë baltosnin lundrimin tim nëpër stuhi, në vend që të bashkangjitëshin. Prandaj qëndroj me kokën lartë, sepse ai rrugëtim është harta e jetës time dhe dëshmi e fort e trashigimisë. Janë gjurmët e rrugëve që hapa e që të tjerët do i ndjekin”, pohon ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit