spot_img
spot_img
Thursday, January 1, 2026
spot_img
spot_img

Pacolli tregon një histori prekëse se çka i kërkoi Daci në takimin e parë: E kisha detyrë morale t’ia zbatoja kërkesën

Biznismeni i njohur rrëfen kontributin mbi 1.8 milionë euro për rikonstruktimin e Kuvendit të Kosovës, me kërkesë të ish-Kryetarit Nexhat Daci.

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, biznismeni i njohur Behgjet Pacolli ka ndarë një histori prekëse për takimin e parë me të dhe për kërkesën që Daci i kishte bërë lidhur me rikonstruktimin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Pacolli ka treguar se takimi me Nexhat Dacin nuk ishte i zakonshëm, duke theksuar qetësinë, fjalët e matura dhe vizionin shtetëror që ai shfaqi. Sipas tij, Daci kishte kërkuar që ndërtesa e Parlamentit të merrte një frymë të re, moderne dhe dinjitoze, që të përfaqësonte të ardhmen e Kosovës, e jo të rikujtonte vuajtjet e së kaluarës.

“Zotni Pacolli, do të doja shumë që kjo ndërtesë të marrë një frymë të re — hapësira moderne, dinjitoze, që të përfaqësojnë të ardhmen e Kosovës. Nuk do të kisha dashur që kjo godinë të na rikujtojë plagët e së kaluarës sonë. Nëse mundeni, ju lutem, ndihmoni”, ka cituar Pacolli fjalët e Dacit.

Ai ka theksuar se kjo kërkesë u shndërrua për të në një obligim moral, duke kontribuar me mbi 1.800.000 euro për rikonstruktimin e plotë të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, përfshirë fasadën, instalimet, sallën plenare, mobilimin, dekorimet e brendshme, hyrjet dhe zyrat e drejtuesve.

Pacolli ka shtuar se që nga ajo kohë, asgjë nuk është prekur në ndërtesë, pasi puna është bërë me respekt, përkushtim dhe dashuri për Kosovën. Ai ka shprehur respekt të veçantë për figurën e Nexhat Dacit, duke e kujtuar me mirënjohje dhe nderim të thellë.

Në fund, Pacolli ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Daci dhe miqtë e të ndjerit, duke përfunduar mesazhin me fjalët: “U prehtë në paqe.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit