Pacolli sërish për aeroportin e Vlorës, akuzon dhe Valon Llukën, ish- bashkëpunëtorin shumëvjeçar

Behgjet Pacolli, ka reaguar sërish pasi emri i tij u përmend nga mediat shqiptare për një hetim të mundshëm për mashtrim.

Si shkak i këtij hetimi Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e paraqitur dhe ka marrë masën e sigurisë të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.

Behgjet Pacolli në reagimin e tij ia ka lënë fajin noterës Vjollca Selimi, pasi sipas tij ajo ka ndërmarrë veprime të dyshuara të kundërligjshme.

Sipas Pacollit, “ky akt i kryer në mënyrë të fshehtë përbën burimin dhe shkakun fillestar të kësaj situate me të cilën po përballemi sot”.

“Sqaroj publikisht se as unë dhe as ndonjë person i autorizuar nga MABCO Construction SA, me seli në Lugano, pronare e 98% të aksioneve të cilat rrjedhin nga investimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, nuk kemi qenë ndonjëherë në zyrën e saj, nuk e kemi takuar noteren Selimi, nuk kemi pasur asnjë komunikim me të apo me përfaqësues të saj dhe nuk kemi nënshkruar asnjë dokument apo prokurë në praninë e saj. Madje, deri më sot, nuk kemi dijeni se ku ushtron aktivitetin e saj noterial”, shkruan Pacolli.

Mediat raportojnë se noterja në Tiranë, znj. Valbona Selimi, ka pretenduar se palët kanë qenë të pranishme gjatë nënshkrimit të aktit të transferimit të aksioneve nga MABCO Construction SA në shoqërinë “2A”.

Pacolli një gjë të tillë e mohoj.

Ai tutje në reagim ka fajësuar edhe ish- bashkëpunëtorin shumëvjeçar të tij, Valon Llukën.

“Ky akt noterial përbën një element themelor të veprimtarisë së dyshuar të kundërligjshme të ndërmarrë nga z. Valon Lluka @ co., me të cilin, në fillim të muajit prill, ka tentuar te realizoi transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur deri në momentin kur është zbuluar rastësisht kater muaj me vone 18 gusht 25, në dokumentacionin e ish–administratorit të shoqërisë VIA”.

Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit