Presidenti amerikan, Donald Trump në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, foli sa i takon përfsirjes së SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran dhe se sa janë mundësitë e sulmit të bazave iraniane të pasurimit të uranimut.
I pyetur nga gazetarët për këto çështje, Trump tha se ky është një informacion që nuk mund t’ua thotë, por la të hapur çdo mundësi.
🔊
“Nuk mendoni seriozisht se do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje: ‘ ta sulmoni komponentin bërthamor iranian dhe në çfarë ore saktësisht, zotëri, do ta sulmoni atë?’ Ju nuk e dini që unë do ta bëjë atë. Mund ta bëj. Mund të mos e bëj. Askush nuk e di çfarë do bëj”, tha ai.
Ai shtoi më tej se Irani aktualisht ka shumë probleme dhe se po kërkon që të negociojë, mdaje sipas Trump, ata janë shprehur të gatshëm që të vijnë deri në Shtëpinë e Bardhë për një marrëveshje.
“Irani ka shumë probleme dhe dëshiron që të negociojë. Dhe unë thashë, pse nuk negociuat me mua para gjithë kësaj vdekjeje dhe shkatërrimi? Pse nuk shkuat? U thashë njerëzve, pse nuk negociuat me mua dy javë më parë? Ata madje sugjeruan që të vinin në Shtëpinë e Bardhë”, tha Trump.
Më tej presidenti i SHBA-së, tha se Irani nuk është më ai që pandehte se ishte. Ai sugjeroi se ende nuk ka mbaruar asgjë dhe se situata mbetet ende komplekse pavarësisht dobësimit të ndejshëm të Iranit.
“Ata kishin qëllime të këqija, e dini, për 40 vjet kanë thënë vdekje Amerikës, vdekje Izraelit, vdekje kujtdo tjetër që nuk e pëlqenin askund. Ngacmuesit. Ata ishin bulizues në oborrin e shkollës. Dhe tani nuk janë më bullizues. Por do të shohim çfarë do të ndodhë. Asgjë nuk ka mbaruar derisa të ketë mbaruar, lufta është shumë komplekse. Nuk do të thoja se kemi fituar ndonjë gjë ende”, tha ai.
Në fund Trump shtoi se është bërë përparim për ta mbyllur këtë konflikt, por theksoi se diçka konkrete do të shpaloset në javën e ardhshme.
“Do të thoja se me siguri kemi bërë shumë përparim. Dhe do ta shohim – java e ardhshme do të jetë shumë e rëndësishme, ndoshta më pak se një javë, ndoshta më pak”, përfundoi ai.
kur u pyet për komentet e fundit të Ajatollah Ali Khamenei se vendi i tij “nuk do të dorëzohet kurrë” në konfliktin me Izraelin.
“Unë them, fat të mbarë”, tha Trump për CNN sot në Shtëpinë e Bardhë.
I pyetur se kur do të mbarojë durimi i tij me Iranin, Trump tha: “Ai tashmë ka mbaruar – prandaj po bëjmë atë që po bëjmë.”
Trump tha se i ka ofruar Iranit “ultimatumin përfundimtar”, ndërsa po shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së në konflikt.






