Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar protesta në qytetet e Kosovës, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protestat, të thirrura nën moton “Jo në emrin tim”, do të mbahen sot. Sipas njoftimit të “Liria ka Emër”, tubimet në qytetet ku veprojnë degët e OVL UÇK-së do të zhvillohen në orare të ndryshme.
Sipas orarit të publikuar, protestat do të mbahen:
-Podujevë – ora 17:00, Sheshi “Zahir Pajaziti”;
-Prizren – ora 19:00, Shadërvan;
-Istog – ora 17:00, Parku i Qytetit;
-Rahovec – ora 17:00, Sheshi i Qytetit;
-Kaçanik – ora 17:30, Sheshi i Qytetit;
-Drenas – ora 17:30, Sheshi “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”;
-Deçan – ora 17:00, Qendra e Qytetit;
-Gjilan – ora 17:00, Para Teatrit të Qytetit;
-Prishtinë – ora 21:00, Sheshi “Skënderbeu”.
OVL-UÇK ka deklaruar se protestat synojnë të shprehin mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së dhe vlerat e luftës çlirimtare. Organizata ka bërë thirrje që protestat të zhvillohen në mënyrë paqësore.








