Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka thirrur protestë nesër në orën 09:00, para Kuvendit të Kosovës.
Protesta do të mbahet në të njëjtën kohë kur pritet të nisë seanca plenare e Kuvendit, në rendin e ditës të së cilës pritet të jetë edhe shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, i propozuar nga PDK-ja.
Fillimisht, protesta ishte paralajmëruar për orën 12:00, por OVL-UÇK ka ndryshuar orarin për shkak të zhvillimeve lidhur me punimet e Kuvendit.
Organizata u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës.








