OVL-UÇK i përgjigjet Nasim Haradinajt për akuzat ndaj Gucatit: Trillime me dashje, nuk ka pasur asnjë keqpërdorim

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), përmes Ramadan Gashit, i është kundërpërgjigjur deklaratave të Nasim Haradinajt, i cili ka akuzuar kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin, për keqpërdorim të fondeve.

Në një adresim të dërguar mediave, Gashi ka thënë se në atë periudhë ka qenë sekretar i OVL-UÇK-së dhe ka mohuar kategorikisht se ka pasur ndonjë keqpërdorim. Akuzat e Haradinajt, nga OVL-UÇK i kanë cilësuar si “trillime”.

Komunikata e plotë:

“Sot pashë me keqardhje se si në një studio televizive, Nasim Haradinaj i cili pa ose me vetedije lëshoi disa akuza të ulëta, të pavërteta dhe fund e krye dashakeqe në drejtim të Kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati. Të aludosh se kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, qenka zënë “duke vjedhur” dhe se sekretari qenka larguar nga puna për këtë arsye, është jo vetëm një trillim me dashje, por një fyerje për çdo normë morale e njerëzore.

Për sqarim të opinionit publik, Sekretar gjatë asaj periudhe kam qenë unë, Ramadan Gashi. Dhe të gjitha këto pretendime dhe trillimet i hedh poshtë me argumente dhe fakte se nuk ka pasur asnjë keqpërdorim në OVL UÇK.

Asnjë fjalë, asnjë pretendim dhe asnjë aludim i Nasimit nuk qëndron.

Nasimi duhet ta kujtojë mirë një gjë, ishte pikërisht ky Hysni Gucati ai që në mandatin e tij të parë e mori dhe e bëri nënkryetar të OVL-së së UÇK-së. Inatet personale, mllefet e papjekura dhe etja për vëmendje mediale duhet të lihen anash kur flitet për organizatën dhe njerëzit që i kanë dalë zot këtij vendi.

E vërteta është vetëm një dhe ajo nuk mund të ndryshohet nga askush, nuk mund t’i përshtatet askujt çfarëdo pretendimi që ka dhe se unë me kompetencë e argumentoj dhe e mbroj para çdo individi apo institucioni se Organizata ka vepruar sipas Ligjit dhe se nuk ka asgjë për të thënë askush lidhur me punën dhe pozitën time.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit