spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

OVL-UÇK dënojnë përdhosjen e flamurit kombëtar në Suharekë: Akt i shëmtuar

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, si OVL e UÇK-së, SHIL, SHFD, Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Shoqëria “Lëvizja”, kanë reaguar me forcë ndaj aktit të përdhosjes së flamurit kombëtar në Suharekë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ata kanë theksuar se ky akt është një fyerje e rëndë ndaj kujtimit të dëshmorëve.

“Ne, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, reagojmë me indinjatë të thellë dhe dënim të ashpër ndaj aktit të përdhosjes së flamurit kombëtar nga disa individë të papërgjegjshëm në qytetin e Suharekës. Flamuri kuq e zi është simboli i gjakut dhe sakrificës, simboli që frymëzoi një popull të tërë për liri, që u ngrit mbi barrikada, e në zemrën e çdo shqiptari që nuk u përkul para pushtuesit. Ky akt përbën, fyerje të rëndë ndaj kujtimit të Dëshmorëve tanë, përbuzje të vlerave të luftës çlirimtare dhe provokon rëndë moralin kombëtar, që nuk mund të kalojë pa përgjegjësi,”, thuhet në reagim.

Në vijim, ata kanë kërkuar një reagim të menjëhershëm nga institucionet e rendit dhe drejtësisë për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e këtij akti të shëmtuar.

“Bëjmë thirrje publike që ky rast të mos relativizohet, sepse ai është pasqyrë e një krize të thellë morale që duhet trajtuar me seriozitet dhe jo me indiferencë. Theksojmë se flamuri kuq e zi nuk është vetëm simbol i një shteti apo kohe, ai është vetë identiteti ynë kombëtar,”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast, Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë në rajonin e Prizrenit, tha se të miturit nga Studençani i Suharekës janë intervistuar nga policia në prani të prindërve dhe kanë pranuar veprimin, duke theksuar se nuk kanë pasur qëllim nënçmimi dhe janë penduar.

“Prokurori përgjegjës, pas shqyrtimit të rastit, ka vlerësuar se nuk ka bazë për hetim penal, pasi veprimi është kryer pa vetëdije dhe pa qëllim nxitjeje të urrejtjes. Rasti është mbyllur me raport njoftues,” tha tutje ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit