spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

OVL e UÇK-së zgjedh kryesinë: Misioni do të jetë lufta kundër Gjykatës Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka zgjedhur kryesinë e re të kësaj organizate.

Përmes një njoftimi në Facebook, OVL e UÇK-së ka publikuar emrat e anëtarëve.

“Të vetëdijshëm për punën dhe detyrat që presin kryesinë e OVL – UÇK-së, të gjithë u zotuan për angazhimin, bashkëpunimin për mbrojtje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani kur lufta e drejtë e UÇK-së po përballet më procese gjygjësore të padrejta, çdo herë misoni i OVL – UÇK-së do jetë mbrojtja dhe lufta kundër Gjykates Speciale dhe këtyre gjygjeve të montuar, të padrejta dhe politike”, thuhet në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se anëtarë të kryesisë së re janë:

Fatmir Sopi, Gazmend Syla, Rafet Llapashtica, Fetah Bekolli, Jetullah Geci, Ali Mejzinolli, Istref Asllani, Shkumbin Demaliaj, Hajdin Balaj, Avdyl Krasniqi, Ilmi Ramusholli, Enver Hajdari, Destan Zekolli, Emin Lati, Alban Asllani, Salih Krasniqi, Rafet Ibishi, Bajram Mehmetaj, Muhamet Aliu, Arben Bazaj, Isuf Mazreku, Orhan Bislimaj, Bujar Haradinaj dhe Ramadan Gashi.

Ndërsa kryetari i kësaj shoqate ditë më parë është zgjedhur Hysni Gucati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit