spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Osmani uron Vitin e Ri: 2024-ta vit jo i lehtë, por dëshmuam vendosmëri e qëndruam krah për krah

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025.

Osmani ka uruar që Kosova të ecë përpara me përvojën dhe mësimet e marra nga viti që po e lëmë pas.

Ajo ka deklaruar se pavarësisht situatave jo të lehta, dëshmuam edhe njëherë qëndrueshmërinë tonë dhe përkushtimin tonë për të trasuar rrugë të reja e për të eliminuar pengesat në rrugëtimin tonë kolektiv.

“Në të vërtetë, viti 2024 nuk ka qenë gjithnjë i lehtë – na kanë përcjellë sfidat nga ato ekonomike e deri te ato të sigurisë. Por, ne kemi qëndruar të vendosur, krah për krah, duke i kapërcyer pengesat me vendosmëri të palëkundur. Këto sfida na kujtojnë përgjegjësinë që kemi për të ruajtur shtetin, sovranitetin e shtetit tonë dhe paqen tonë për brezat e ardhshëm. E pavarësisht situatave jo të lehta, ne dëshmuam edhe njëherë qëndrueshmërinë tonë dhe përkushtimin tonë për të trasuar rrugë të reja e për të eliminuar pengesat në rrugëtimin tonë kolektiv”, ka thënë ajo në urimin e Vitit të Ri.

Osmani ka përmendur sukseset e Kosovës në kulturë, sport e teknologji.

“Ëndrra jonë për një Kosovë edhe më të begatë, edhe me më shumë dinjitet, me mundësi edhe më të mëdha dhe mirëqenie për çdo familje vazhdon. Rruga jonë mund të jetë e vështirë, por ne e dimë se asnjë ëndërr nuk është e paarritshme kur jemi bashkë, dhe kur na udhëheqë guximi, ambicia e shëndoshë dhe parimësia. Teksa po hyjmë në vitin 2025, ne do të vazhdojmë të ecim me hapa të sigurt për në familjen euroatlantike, duke siguruar të ardhmen tonë si kontribues për paqen, stabilitetin dhe demokracinë globale”, ka thënë Osmani.

Osmani uroi që viti 2025 të sjellë paqe në vend të luftës, qetësi ku s’ka rahati, shëndet ku ka ballafaqim me sëmundje, siguri aty ku ka dhunë e barazi për të gjithë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit