Osmani thotë se u sfidua nga brenda meqë s’lëvizi nga parimet: Kosova është amanet

Vjosa Osmani ka publikuar fjalimin e saj lamtumirës pasi ia ka dorëzuar detyrën e presidentes së Kosovës, kryeparlamentares Albulena Haxhiu.

Osmani tutje ka deklaruar se gjatë 5 viteve ka mësuar se ndonjëherë sfidat nuk vijnë nga jashtër, por nga brenda, prej atyre që e shohin qëndrueshmërinë ndaj parimeve si pengesë dhe kur besnikëria ndaj shtetit të njejtëve nuk iu përputhet me interesat ditore.

Osmani ka deklaruar se nuk e sheh Kosovën si instrument, por si amanet.


“Ndonjëherë sfidat më të mëdha nuk vijnë nga jashtë. Vijnë atëherë kur qëndrueshmëria ndaj parimeve fillon të shihet si pengesë e jo si vlerë si dhe kur besnikëria ndaj shtetit nuk përputhet me interesat ditore. Dhe pikërisht në këto momente, një udhëheqëse duhet të zgjedh mes komoditetit dhe integritetit. Unë jam e bindur se zgjodha integritetin, sepse për mua Republika s’është instrument, është amanet”, ka deklaruar Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit