Osmani takon Rubion: Me SHBA-të të bashkuar për paqen dhe sigurinë

Presidentja thekson mbështetjen amerikane për sovranitetin e Kosovës dhe synimin për anëtarësim në NATO

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të bashkuara në vendosmërinë për të mbrojtur paqen dhe për të garantuar një të ardhme më të sigurt për brezat e rinj.

Në 18-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, Osmani bëri të ditur se është pritur në Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Sipas saj, në takim janë diskutuar mundësitë për forcimin e aleancës dhe hapat konkretë me rëndësi jetike për Kosovën. Ajo e falënderoi Rubion për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, si dhe për praninë ushtarake amerikane në Kosovë, të cilën e cilësoi kyçe për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Osmani theksoi gjithashtu rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në ekonomi dhe mbrojtje, si pjesë e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

“Krah për krah me Shtetet e Bashkuara, mbetemi të përkushtuar ndaj forcimit të paqes dhe sigurisë, adresimit të sfidave të përbashkëta globale dhe avancimit drejt integrimit euroatlantik të Kosovës,” ka theksuar Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit