Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka arritur sot në Kosovë pas një qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në Facebook, ajo ka shpërndarë urimet për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që do të nisen për në SHBA për të marrë pjesë në programin e trajnimit “Joint Readiness Training Center”.
“Sot në mëngjes, me të arritur nga SHBA, i urova rrugë të mbarë e suksese kontigjentit prej 152 ushtarëve të FSK-së që po udhëtonin për SHBA për programin e trajnimit JRTC (Joint Readiness Training Center).”








