spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Osmani takon kongresistin Torres: Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar kongresistin Ritchie Torres.

Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar kënaqësinë e saj për takimin me Toren, duke e vlerësuar atë për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar presidentja Osmani.

Gjatë qëndrimit të saj në SHBA, presidentja Osmani ka zhvilluar disa takime të rëndësishme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit