spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Osmani takon ambasadorin britanik, ritheksohet “rëndësia e formimit të shpejtë të institucioneve”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ku diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.

Sipas njoftimit të Presidencës bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe procesi i zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor, “të cilat u zhvilluan sipas standardeve më të larta demokratike”.

Në këtë kontekst, Presidentja ritheksoi rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve.


“Po ashtu, në takim u diskutua edhe për hapat tutje drejt finalizimit të iniciativës së Presidentes për lidhjen e marrëveshjeve strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fushat e interesit të përbashkët, respektivisht atë të mbrojtjes, sigurisë, si dhe ekonomisë e tregtisë, për ç’gjë ishin dakorduar gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në Kosovë në prill të këtij viti.”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Presidentja Osmani shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme britanike për Kosovën dhe qytetarët e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit