Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Alpbach është takuar me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer.
Përmes një postimi në ‘Facebook‘, Osmani bëri të ditur se takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, si dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në Alpbach-un e bukur. Diskutime miqësore mbi forcimin e marrëdhënieve me Austrinë, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.










