Osmani takohet me presidenten bjelloruse: Kosova përkrah luftën për liri dhe dinjitet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya.

Takimi u realizua dje, në kuadër të Samitit EPC, në të cilin Kosova u përfaqësua nga presidentja Osmani.

Presidentja bjelloruse u shpreh mirënjohëse për takimin me Osmanin, duke thënë se “kosovarët e dinë se çfarë do të thotë të luftosh për liri dhe dinjitet”.

“Diskutuam mbështetjen për gazetarët në mërgim që kundërshtojnë propagandën e regjimit dhe nisma të tjera për të ndihmuar bjellorusët” u shpreh Tsikhanouskaya.

Postimin e saj e ri-shpërndau presidentja Osmani, e cila deklaroi se Kosova gjithmonë do të mbështesë popullin e Bjellorusisë.

“Kosova do ta mbështesë gjithmonë popullin e Bjellorusisë në aspiratën e tyre për të jetuar në liri dhe dinjitet — pa shtypje dhe frikë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me partnerët demokratikë për të siguruar që zërat e tyre të dëgjohen” shkroi Osmani në “X”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit