Osmani: Rritja e prezencës së Kosovës në Amerikën Jugore është me rëndësi strategjike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë në Instagram fotografi nga ceremonia e hapjes së ambasadës së shtetit tonë në Bogota të Kolumbisë.

“Nga diskutimi e dakordimi me Presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro para saktësisht dy viteve, në një realitet sot në Bogota – Ambasada e Republikës së Kosovës mbrëmë i hapi dyert e saj në mes miqsh e partnerësh”, shkroi Osmani në postim.

Tutje ajo shtoi se na presin punë të mira, komunikim i rregullt, si dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit tonë.

“Rritja e prezencës së Kosovës në Amerikën Jugore është me rëndësi strategjike. Faleminderit të gjithëve për punën e angazhimin”, përfundoi Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit