spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Osmani pret tenorin dhe yjet e operës botërore: Vlerëson promovimin e artit dhe kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim tenorin me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, së bashku me mysafirët specialë të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj”, që këtë vit shënon edicionin e pestë.

Në delegacion ishin të pranishëm edhe emra të mëdhenj të muzikës operistike botërore, si Ramón Vargas, një nga tenorët më të njohur në botë, mezzosopranoja gjeorgjiane Anita Rachvelishvili dhe dirigjenti Besmir Vokopola.

Gjatë takimit, presidentja Osmani vlerësoi lart kontributin e Ramë Lahajt në promovimin e artit dhe kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ajo theksoi: “Rëndësia e angazhimit tuaj në sjelljen e artistëve të njohur botërorë në Prishtinë është e jashtëzakonshme, pasi kontribuoni në avancimin dhe ndërkombëtarizimin e skenës kulturore kosovare”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit