spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Osmani pret në takim Prattipatin, flasin për zgjedhjet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë te procesi i zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor.

Osmani ka theksuar rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike, duke theksuar se Kosova tashmë është shembull në këtë drejtim.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për seancën e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ku u trajtuan çështje që lidhen me zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Po ashtu, palët kanë adresuar edhe tema të tjera që prekin bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë të institucioneve të vendit për forcimin e partneritetit me SHBA-në, të cilin e vlerësoi si aleatin më të rëndësishëm strategjik të Republikës së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit