Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati.
Ky takim u zhvillua vetëm pak minuta para fillimit të konferencës për media të paralajmëruar nga presidentja Osmani.
Siç njofton Osmani, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit, në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.











