Osmani pesimiste, thotë se rikthimi i LDK-së është rrugë e gjatë

Vjosa Osmani, kandidate për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se procesi i rikthimit politik të partisë është i gjatë dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm me qytetarët.


Ajo ka deklaruar se LDK duhet të punojë për të bindur votuesit gradualisht, duke mos u ndalur në përpjekjet e para.

“Po arrijmë me i bind, por edhe nëse nuk i bindim me të parën duhet me tentu me të dytën, me të tretën, sepse një parti politike duhet me kuptu që kjo është rrugë e gjatë”, ka deklaruar ajo.


Ajo shtoi se rikthimi politik i LDK-së nuk është i lehtë, duke theksuar se gabimet e së kaluarës kanë qenë të mëdha dhe kërkohet punë e vazhdueshme me qytetarët për të rikthyer besimin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit