spot_img
spot_img
Wednesday, December 31, 2025
spot_img
spot_img

Osmani për raportin me Kurtin: Mund të kemi rrugë të ndryshme, por qëllimi ynë është i njëjtë

Dallimet dhe krisjet në raportet mes saj dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani i cilëson si normale.

E ftuar në emisionin “Kiks Kosova”, ajo tha se marrëdhënia që ka me Kurtin bazohet në sinqeritet dhe besim të ndërsjellë.

Pavarësisht dallimeve në mendime e qëndrime, Osmani theksoi se me Kurtin kanë pasur gjithmonë një qëllim të përbashkët: punën në të mirë të vendit.

“Çka është me rëndësi është që nuk kemi dalluar kurrë me qëllimin tonë në raport me vendin. Qëllimi gjithmonë ka qenë ta kemi një Republikë të fortë, një republikë sovrane në çdo milimetër të territorit tonë dhe këtë e kemi arritur me shumë mund, me shumë sakrificë, me shumë angazhim — nuk ka qenë fare e lehtë. Jo domosdoshmërisht, në momentin e parë dakordohemi për strategjinë apo metodat që duhet ndjekur, por asnjëherë nuk kemi dallim se ku duam të shkojmë dhe cili është qëllimi që duam ta arrijmë, qoftë me aleatët tanë, qoftë me sovranitetin në vend”, tha ajo.

Sipas presidentes, për ta përmbushur këtë qëllim, shpeshherë ka qenë e domosdoshme që dikush të heqë dorë nga qëndrimet e veta dhe të pranojë idenë ose rrugën e tjetrit.

“Shpeshherë heq dorë njëri, shpeshherë heq dorë tjetri kjo është realiteti i bashkëpunimit në çdo raport, qoftë politik apo familjar. Gjithmonë vijmë në një konkluzion ku dikush duhet të pajtohet më shumë. Herë më ndodh mua, herë i ndodh dikujt tjetër. E rëndësishmja është që qëllimin e kemi pasë të mirë; asnjëherë nuk ka qenë qëllimi të dëmtohet Republika e Kosovës, e aq më pak të dëmtohen relacionet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, pohoi presidentja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit