Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur!

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 12 Qershorin-Ditën e Çlirimit të Kosovës – duke e cilësuar këtë datë si një nga më të rëndësishmet në historinë e vendit.

Në mesazhin e saj në Facebook, Osmani shkroi se 12 Qershori shënon momentin kur “dhimbja e luftës i la vend shpresës dhe lirisë”, duke kujtuar hyrjen e forcave të NATO në Kosovë si pikë kthese historike.

Ajo ka përkujtuar edhe dëshmorët e UÇK, përfshirë komandantin Adem Jashari, si dhe martirët e luftës, duke theksuar sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

“Qofsh përjetë e bekuar, Kosova jonë e dashur!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit