spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Osmani: Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, shpresojmë në konstituimin e shpejtë të Kuvendit

Presidentja, Vjosa Osmani ka deklaruar se beson se zgjedhjet e 28 dhjetorit do të zhvillohen në mënyrë demokratike dhe të qetë.

Në një paraqitje për media gjatë vizitës së saj në Shkodër, Osmani ka theksuar se menjëherë pas zgjedhjeve pret që Kuvendi i Kosovës të konstituohet dhe Qeveria e re të formohet.

“Festat e Nëntorit janë të veçanta pavarësisht situatave politike, situatat politike apo kjo me të cilën po ballafaqohet Kosova tani për tani, përgatitjet për zgjedhje të jashtëzakonshme janë normale në një demokraci. Jam e bindur sikurse çdo proces zgjedhor edhe ky do të shkojë mirë dhe do të shkojë në rregull bazuar në standardet më të larta demokratike, nuk shoh asnjë problem”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar:

“Shpresa ime është që menjëherë pas zgjedhjeve do të kemi konstituim të Kuvendit. Pastaj të kemi edhe Qeveri sa më parë sepse qytetarët e Kosovës me padurim presin të merren edhe shumë vendime të tjera të cilat janë në interes të Kosovës”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit