Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas fitores dramatike të Kombëtares ndaj Sllovakisë, me rezultat 4:3, duke e cilësuar atë si historike.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Osmani shkroi shkurt: “Historike! Dardanë, faleminderit!”
Me këtë triumf, Kosova do të presë Turqinë më 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen finale të plejofit për Botërorin 2026.









