Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjen Latifi, pas humbjes tragjike të Rrahim Latifit.
Në një njoftim të publikuar, Presidentja Osmani ka theksuar dhimbjen e thellë për këtë humbje të parakohshme dhe ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur Rrahimin.
“Rrahimi u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën. Humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana të tilla.”, ka shkruar Presidentja.









