Osmani: Nënë Tereza ishte zëri i të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve – rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar trashëgiminë e Shën Terezës përmes një postimi në Facebook, duke theksuar ndikimin global dhe humanin e veprës së saj.

Osmani theksoi se Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi.

“Rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz. Veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit, prandaj trashëgimia e saj është një thirrje për secilin prej nesh: të jemi pranë të tjerëve, të dhurojmë dashuri dhe shpresë, si dhe ta ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më paqësore.“, thuhet mes të tjerash.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit