Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me Këshilltarin Special të Presidentit amerikan, Massad Boulos.
Pas takimit,Osmani, deklaroi se ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për, siç është shprehur ajo, mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës nga administrata e Donald Trump, përfshirë edhe ftesën që Kosova të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes.
“Shpreha gjithashtu shpresën time që kjo mbështetje për popullin e Kosovës do të vazhdojë, ndërsa punojmë së bashku për të avancuar paqen dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë. Kosova do të vazhdojë të jetë vendi më pro-amerikan në botë”, shkroi Osmani.









