Presidentja Vjosa Osmani edhe një herë ka përmendur një rast të muajit maj të këtij viti, ku thotë se Administrata Trump parandaloi eskalimin e mundshëm të situatës.
Kwto komente, Osmani i bwri nw televizionin amerikan, Fox News.
“Presidenti Trump na ka ndihmuar shumë në mbështetje të paqes dhe në një paqe të qëndrueshme.
Në shtator të vitit 2023, kishte një agresion serb kundër Republikës së Kosovës. Ne e manaxhuam situatën me ndihmën e aleatëve tonë, derisa mbetet një kërcënim i vazhdueshëm që na vjen nga Serbia.
Në maj po ashtu kishte një përpjekje për ngritje tensionesh dhe kjo administratë ka bërë një punë të mrekullueshme për të parandaluar eskalimin”, tha Osmani në Fox Neës, në lidhëzën e intervistës, që ka shpërndarë edhe vetë.









