Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përmend as Asociacioni e as koncensionet, vetëm respektimi i sovranitetit

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ka arritur që gjatë punës së saj në presidencë, në tavolina diskutimesh me zyrtarët amerikanë arritën që t’i bindin SHBA’të që të mos përfshihet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe si kërkesë ndaj Kosovës.


Osmani ka shtuar se ajo në presidencë ka punuar “ditë e natë” për të mbajtur raporte me Administratën Trump.

“Ne besoj që, si presidencë e kemi dëshmuar këtë sidomos në raport me Administratën Trump, ne kemi punuar ditë e natë. Një pjesë e madhe e punës tonë nuk ka dalë në publik, megjithatë rezultati është ky: Garancë e shkruar, e betonuar nga presidenti Trump që nuk preket integriteti territorial”, ka deklaruar Osmani.


“Nëse i krahasoni letrat e urimit për 17 shkurt, të tjerat nëse i shihni flasin për dialogun me Serbinë, flasin për kompromise, kjo letër e fundit që kemi arritur ta marrim nga presidenti Trump si një betonim i një qëndrimi, thotë qysh në fjalimin e parë: SHBA mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Aty nuk është as dialogu me Serbinë, as koncensionet, as Asociacioni askund. Këtë e kemi arritë me shumë punë. Të arrijmë në një situatë që SHBA në asnjë takim s’na kërkojnë Asociacionin, unë besoj është e arritura më e madhe”, thotë më tej Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit