Osmani ndan foto familjare dhe falënderon për urimet e ditëlindjes së saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka festuar ditëlindjen e saj të 43-të në një atmosferë të ngrohtë familjare.

Ajo ka marrë shumë urime nga qytetarë dhe figura publike, ndërsa një ndër më të veçantët ishte ai i bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu.

Sadriu e falënderoi Osmanin për rolin e saj si nënë dhe bashkëshorte, por edhe si një grua e fortë dhe e guximshme që, sipas tij, ka frymëzuar shumë gra dhe vajza në mbarë botën.

Presidentja ndau një fotografi në Facebook, ku shihet duke festuar ditëlindjen me Sadriun dhe dy vajzat e tyre, dhe shprehu falënderim për të gjithë ata që e kanë uruar në këtë ditë të veçantë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit