Osmani: Mujë Krasniqi me shokë dhanë jetën duke mbrojtur dinjitetin e kombit me guxim të pashoq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kujtuar 26-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit dhe 41 ushtarëve të UÇK-së.

Përmes një reagimi zyrtar në faqen e Presidencës, thuhet se në ato ditë përcaktuese për fatin e popullit të Kosovës, Mujë Krasniqi, bashkë me bashkëluftëtarët e tij, qëndroi në ballë të betejës duke mbrojtur, sipas saj, dinjitetin e kombit me guxim të pashoq dhe besim të patundur në lirinë.

“Në një përballje të ashpër në Pashtrik, në kufirin Kosovë-Shqipëri, ai dhe 41 ushtarë të UÇK-së, dhanë jetën, duke u bërë pishtarë të lirisë sonë.

Sot, emri i tij dhe bashkëluftëtarëve është i skalitur në historinë tonë dhe frymëzon brezat për ta mbrojtur lirinë dhe Republikën”, shkruhet në postimin e Presidencës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit