Ka nisur në Durrës, Samiti i Brno-Brijunit, teksa mikpritës kryesor në këtë takim është presidenti i vendit, Bajram Begaj.
Edhe presidentja e Kosovës ka mbërritur në Samitin e Brdo-Brijunit i cili po mbahet në Durrës.
Pos Osmanit, në këtë samit do të marrin pjesë edhe presidentja e Sllovenisë, Natash Pirc-Musar, ai i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ai malazez, Jakov Millatoviq, presidentja maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.









