Osmani: Kurti erdhi në zyrën time në dhjetor dhe tha se do të vazhdojmë bashkë edhe për 15 vite

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar situatën politike dhe prishjen e marrëdhënieve me Albin Kurti.

Osmani është shprehur e zhgënjyer nga mosmbajtja e premtimeve, duke thënë se vetë Kurti kishte kërkuar bashkëpunim afatgjatë mes tyre.

“Jam zhgënjyer me besëpremjen, ka qenë vet Kurti që ka propozuar të shkojmë me këtë binomin presidente – kryeministër, ai gjithashtu ka ardhur në zyrën time dhe ka kërkuar bashkëpunim edhe për 10-15 vitet e ardhshme, zotëriu Kurti personalisht në dhjetor të vitit 2025 ka ardhur tek unë dhe ka thënë se dallimet tona ne i kemi operocionalizuar në interes të Republikës së Kosovës, pra e ka bërë të qartë nëpër ato takimet tona të përbashkëta që ne nuk kemi pasur mendime të kundërta sa i përket intervenimit në veri, as sa i përket vendosjes së sovranitetit, as sa i përket strukturave ilegale në veri”, tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit