Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën e 13 marsit 1999 në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës, ku u vranë 7 civilë dhe u plagosën 128 të tjerë nga forcat serbe.
Ajo e ka cilësuar këtë ngjarje si dëshmi të krimeve mizore dhe ka riafirmuar thirrjen për drejtësi ndaj viktimave.