spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Osmani: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u mor vendim që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, në përfundim të samitit BE-Ballkani Perëndimor, ka dhënë një lajm të mirë për vendin.

Ajo tha se në fund të janarit do të hiqen masat e fundit ndëshkuese të BE-së ndaj vendit tonë.

“Kemi lajme të shkëlqyeshme për Kosovën. Në fund të samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, dhe pas diskutimeve intensive me partnerët tanë, u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe hiqen sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit”, tha Osmani në një video-prononcim nga Brukseli.

Ajo tha se këtë ia ka konfirmuar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit