Vjosa Osmani ka falënderuar presidentin e Amerikës, Donald Trump për udhëheqjen e guximshme dhe mbështetjen për paqenë në rajon.
Një ditë pas inaugurimit të Bordit të Paqës, Osmani nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në X, tha se “Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Pata nderin të përfaqësoja Republikën e Kosovës në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Ëashington D.C., Kosova qëndron krah për krah me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe me partnerët anembanë botës në shërbim të paqes. Mirënjohës ndaj presidentit amerikan Donald Trump për udhëheqjen e tij të guximshme, mbështetjen e palëkundur dhe garancitë e forta për paqen në rajonin tone”, ka shkruar Osmani.









