Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca solemne për nder të Epopesë së UÇK-së.
Në këtë seancë, për fjalë rasti ka folur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se marsi ishte muaji i përballjeve të cilat vendosën drejtimin e historisë sonë, pasi që me 5,6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz, historia e Kosovës mori drejtim të ri.
“Në bedenat e kullave në Prekaz qëndroi komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari bashkë me gjithë familjen e tij duke zgjedhur sakrificën para përkuljes. Ata zgjodhën lirinë para frikës dhe mbi të gjitha zgjodhën nderin para jetës. Në ato tri ditë, marsi u bë muaji i Epopesë dhe i sakrificës që ringjalli një komb të tërë. Familja Jashari u bë kala ndërkaq kullat e tyra u bënë flamur i përhershëm i lirisë sonë. Sot kur kujtojmë 5, 6 dhe 7 marsin, kujtojmë momentin kur Kosova vendosi të mos jetoj e gjunjëzuar, prandaj tri ditët e Epopesë janë të shkruara me qëndresë te të cilat përkulemi sot e do të vazhdojmë të përkulemi përgjithmonë”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se në Prekaz, 58 shpirta u bën dritë për një popull, sepse krisma e armëve ato ditë nuk isht evetëm zhurmë baruti por thirrje për liri, kushtrim që e zgjoi Drenicën, Kosovën, mbarë kombin por edhe ndërgjegjen e gjithë botës.
“Epopeja e marsit nuk është vetëm kujtesë emocionale, është akt themelues i Republikës sonë dhe moment kur pushka e qëndresës u bë zë politik i një kombi që kërkonte vendin e vet në botë si komb i lirë. Nga Prekazi nisi orteku i lirisë që nuk u ndal më, nisi një frymë që u përhap në çdo fshat e qytet, nisi një betim që kjo tokë nuk do të nëpërkëmbej. epopeja është epike sepse buroi nga populli, nga pragu i kullave në Prekaz e tillë ishte e gjithë UÇK sepse pikërisht buroi nga populli dhe lifta që e bëri ishte jo vetëm e drejtë por edhe e domosdoshme dhe do ta mbrojmë për sa të jetë jeta. Sot kur përmendim emrin e Adem Jasharit dhe gjithë familjes Jashari, kemi në mendje frymën dhe thirrjen që na kujton se liria asnjëherë nuk është dhuratë por sakrificë. Shteti është përgjegjësi dhe flamuri që e personifikon atë është amanet. Familja e Adem Jasharit nuk është vetëm simbol iflijimit por edhe i dinjitetit të lartë shtetërot.”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se familja Jashari me heshtje fisnike dhe qëndrim të palëkundur, qëndron aty ku e vendosi historia, në piedestalin më të lartë për sakrificën për atdheun.
“Lufta e UÇK-së, lufta e Jasharajve nuk ishte vetën betejë e një populli, ajo u pasqyrua dhe u mbështet nga miqtë tanë anëkënd popullit, nga SHBA-të tek aleatët tanë evropianë e shumë shtete tjera demokratike që na dhanë mbështetjen në momentet më të rëndësishme. Pikërisht kjo mbështetje e bashkëdyzuar me sakrificën e UÇK-së e bën të mundur kapitullin e ri të lriisë dhe shtetit tonë”, ka thënë Osmani.
E para e shtetit ka thënë se Epopeja nuk ka mbaruar, por ajo vazhdon në secilin institucion, tek secili ushtar i FSK-së, te secili polic që çdo ditë kujdeset për sigurinë tonë, te mësuesit që edukojnë këtë brez, tek mjekët tanë e mbi të gjitha te secili qytetar që punon me ndershmëri.
“Sa herë që dikush dyshon në forcën e këtij populli, mjafton ta përmend një emër, Adem Jasharin dhe familjen Jashari. Ata ranë për t’u ngritur një komb i tërë, jemi mirënjohës përjetësisht gjithë familjes Jashari dhe gjithë burrave e grave të UÇK-së që i dolën Zot atdheut dhe ranë për lirinë e tij. Me kujtimin e heronjve dhe të kaluarës sonë, të gjithë martirëve që ranë ne afirmojmë edhe të ardhmen. Kosova ka mësuar se liria kërkon vizion, vendosmëri dhe mbrojtje të vazhdueshme. secili qytetar i yni është partner i këtij projekti kombëtar, çdo vendim i drejtë dhe i menqur forcon themelet e shtetit tonë. Prandaj kemi detyrimin kombëtar e moral, ta transferojmë kujtesën historike në vizion politik e zhvillimor. Në Kosovë të fuqishme ku vendimmarrja strategjike dhe integriteti institucional sigurojnë prosperiteitn e brezave që vin pas nesh. Ky është amaneti i UÇK-së, të vazhdojmë ta forcojmë shtetin për të cilin ata dhanë jetën. Shtetin ku memoria kombëtare shërben si udhërrefyës i qartë për një të ardhme të drejtë dhe vizionare”, ka shtuar e para e shtetit.









