spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Osmani e fton për vizitë kryeministrin e Bahamas: Ditë historike, njohja do të hapë shumë kapituj bashkëpunimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës pas njohjes së vendit tonë nga Bahamasi, duke theksuar rëndësinë historike të këtij momenti dhe nisjen e një partneriteti të madh ndërmjet dy shteteve.

Në një konferencë për media së bashku me kryeministrin e Bahamas, Philip Davis, Osmani nënvizoi se njohja e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur përfaqëson një ditë të veçantë për kombin që ka kaluar për shumë vite sfida dhe sakrifica.

“Zoti Kryeministër, më lejoni ta filloj duke shprehur mirënjohjen e thellë të gjithë popullit të Republikës së Kosovës për këtë nder të madh që na keni bërë, duke na dhënë mundësinë të vijmë në vendin tuaj të mrekullueshëm, të vendosim marrëdhënie diplomatike dhe të marrim njohjen nga ana juaj për Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur. Ne jemi një komb që ka vuajtur shumë për të arritur deri në këtë ditë. Ka pasur aq shumë sakrifica nga një brez te tjetri. Prandaj, për ne kjo është një ditë me rëndësi historike — që në emër të një kombi që ka duruar kaq shumë, të vijmë në vendin tuaj të mrekullueshëm, të kemi mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj, të nënshkruajmë marrëdhënie diplomatike dhe të marrim njohjen tuaj, e cila besoj se është fillimi i një partneriteti të madh”, tha Osmani.

Presidentja theksoi se Kosova do të jetë gjithmonë një partner për Bahamas dhe shprehu dëshirën që kryeministri Davis të vizitojë vendin tonë për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë.

“Ju lutem, dijeni se në Republikën e Kosovës do të keni gjithmonë një mik, një partner dhe një aleat. Dhe te populli ynë do të keni gjithmonë mbështetje, si në kohë festimesh ashtu edhe në kohë të vështira. Ne do të jemi pranë jush. Do të ishte nder për ne t’ju mirëpresim në Republikën e Kosovës për një vizitë zyrtare, sa herë që koha ta lejojë. Dhe, siç thashë, veçanërisht nëse do të jeni me ne për festimet e 18-vjetorit të pavarësisë sonë si shtet sovran dhe i pavarur”, shtoi Osmani.


Në përmbyllje, presidentja nënvizoi pritshmërinë që marrëdhëniet mes dy vendeve të forcohen edhe më tej dhe se njohja do të hapë mundësi bashkëpunimi në shumë fusha.

“Edhe një herë, ju faleminderit shumë për këtë mundësi. Ju faleminderit shumë që na ftuat në Bahamas. Dhe ju faleminderit shumë që e njohët Kosovën dhe që na dhatë mundësinë të nënshkruajmë marrëdhënie diplomatike me vendin tuaj, gjë që besoj se do të hapë shumë kapituj bashkëpunimi në shumë fusha, për të cilat patëm rastin të diskutojmë edhe kur ishim në Nju Jork. Ne mezi presim ta forcojmë më tej këtë marrëdhënie të shkëlqyer mes dy vendeve tona. Faleminderit”, përfundoi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit