spot_img
spot_img
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

Osmani do t’i ftojë liderët e partive politike në takim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë në ditët në vijim liderët e partive politike në takime konsultative, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje pas dështimit të njëpasnjëshëm për konstituimin e Kuvendit.

Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, tha për Sinjalin se presidentja pret që partitë politike të zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të përfundojnë seancën konstituive brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Kushtetuta.

“Presidentja do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim. Ajo pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata”, ka deklaruar Kupina.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit