Shkruar nga Spartak Ngjela
Kosova vijimisht po ecën përpara në sigurinë e saj, por edhe në zhvillimin ekonomik.
Në këto momente historike Kosova drejtohet nga dy personalitete me vlerë historike: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.
Në të vërtetë në këto çaste historike po spikat që Vjosa Osmani po paraqitet shumë mirë në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. Por është edhe mbrojtja ndërkombëtare në një nivel të lartë edhe mediatike që po i bëhet Kosovës ndërkohë.
Sigurisht që është edhe siguria dhe mbrojtja që ka marrë e po merr Kosova për pavarësinë e saj si një shtet i ri, nga shumë drejtime ndërkombëtare, por nuk duhet të harrojmë se politika amerikane ka luajtur një rol të madh si forcë pro pavarësisë së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Në fund të fundit një gjë është me siguri historike: Kosova ka qenë në një Luftë Çlirimtare për pavarësinë e saj nga një pushtim shumë i gjatë i Serbisë, ku, brenda këtij pushtimi, tani njihen të gjitha krimet që janë bërë kundër shqiptarëve nga serbët e Kosovës në një kohë të gjatë.
Pritej që kjo kohë ndërkombëtare në favor të Kosovës, do të vinte, por kuptohet që sot, vetë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë një meritë historike në këtë arritje të madhe historike, tek e cila në krye po qëndron vijimisht vlera e veçantë historike e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës-UÇK; dhe, gjithashtu, edhe vlera e madhe historike e presidentit historik të Kosovës-Ibrahim Rugova.








