spot_img
spot_img
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Osmani dekoron deputeten britanike Alicia Kearns me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidentja e cilëson Kearns “mike të madhe të Kosovës” për mbështetjen ndaj sovranitetit dhe sigurisë në rajon.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns.

Sipas njoftimit të Presidencës, medalja i është ndarë në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e vazhdueshëm për paqe dhe siguri në Kosovë dhe në rajon.

“Gjatë ceremonisë, Presidentja shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin e vazhdueshëm të deputetes Kearns në ngritjen e vetëdijes për rreziqet dhe sfidat me të cilat përballet Kosova dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor. Me këtë rast, Presidentja Osmani e cilësoi deputeten Kearns si një mike të madhe të Kosovës, duke theksuar se populli i Kosovës është përzemërsisht falënderues për përkrahjen e saj të vazhdueshme, si dhe për kontributin në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në njoftim.

Në ceremoninë e ndarjes së medaljes u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe roli i deputetes Kearns në mbështetjen e çështjeve që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit