spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Osmani: Asnjë dallim i yni i së kaluarës nuk guxon të jetë pengesë në mbrojtjen e luftës tonë çlirimtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për unitet në mbrojtjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në seancën solemne të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ajo e bëri këtë thirrje në kohën kur procesi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK’së po shkon drejt përfundimit.


Osmani nga seanca bëri thirrje që të shmangen inatet e së kaluarës dhe së tashmes dhe të tregohet unitet në mbrojtjen e luftën e drejtë të UÇK’së.

“Sot më shumë se kurrë, e kemi për detyrë të qëndrojmë së bashku. Asnjë dallim i yni i së kaluarës apo i së tashmës nuk guxon të jetë pengesë në unitetin tonë në mbrojtjen e luftës tonë çlirimtare, sepse kështu ne e mbrojmë vetë ekzistencën e shtetit tonë. Sepse, mbi çdo dallim, ekziston përgjegjësia jonë e përbashkët për ta mbrojtur këtë shtet, që është rezultat i një sakrifice shekullore“, deklaroi Osmani.

“Lufta jonë çlirimtare ishte betimi i përgjakur i një populli që deshi të jetojë i lirë në tokën e vetë. Sot detyra jonë është që kjo liri të jetë e denjë për sakrificën e secilit dëshmor dhe secilit martir për lirinë“, tha më tej Osmani, teksa shtoi se “Kosova sakrifikoi gjithçka, deri edhe fëmijët në djep“.

Tutje, ajo falënderoi aleatët ndërkombëtarë, posaçërisht SHBA’në, në kontributin për liri dhe pavarësi të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit