Orav thotë se zgjidhja për strukturat paralele në arsim e shëndetësi s’është shumë afër: Çështje e vështirë dhe komplekse

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, i cili do të përfundojë mandatin këtë muaj, ka folur për çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës gjatë një interviste të përgjithshme për gazetarë.

Orav ka theksuar se për këto dy çështje duhet të gjendet një zgjidhje përfundimtare përmes dialogut dhe se për këtë do të merret emisari i BE-së, Peter Sorensen.

Megjithatë, ai ka sqaruar se nuk mund të pritet një zgjidhje shumë shpejt dhe se procesi kërkon kohë.

“Sigurisht që ne duam që shëndetësia, arsimi dhe të gjitha ato struktura të mbijetojnë. E përsëris, këto janë aktualisht struktura paralele dhe statusi i tyre duhet të zgjidhet përmes dialogut. Sigurisht që një ditë do të ketë një zgjidhje. Ajo ditë nuk është shumë afër sepse procesi kërkon kohë, është një çështje shumë e vështirë dhe komplekse. Por dua t’ju siguroj se kjo është në duart e sigurta të Bashkimit Evropian, në duart e Peter Sorensen – dhe ai do të merret me këto çështje në mënyrë që të arrijë një zgjidhje të pranueshme për të gjith.”, ka deklaruar kryediplomati në largim Orav gjatë një interviste të përgjithshme për gazetarë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit